



Lajme
Agron Llakaj do të marrë sërish timonin e “Portokalli”? Aktori zbulon të vërtetën
Prej me shume se 24 oresh kane qarkulluar zera se Agron Llaka do te drejtonte programin e humorit Portokalli ,por ka qene vete Agroni ai i cili ka pohuar se kjo nuk eshte e vertete edhe pse e do shume Portokalline.
Rikthimi i Agron Llakaj në spektaklin ku shënoi kulmin e karrierës nuk do të ndodhë dhe këtë e ka konfirmuar vetë aktori në një intervistë për Revista “Who”.
“Në përgjithësi e gjithë kjo zhurmnajë që ka më shumë se 24 orë që rrotullohet nëpër portale se “Agron Llakaj rikthehet në ‘Portokalli’!”…,nuk është aspak e vërtetë. “Portokallia” është një faqe e rëndësishme profesionale e imja, por e vendosur në ‘kornizë’ përjetësisht… Mirënjohjen për “Top Channel” e kam te gdhendur me emrin e Dritan Hoxhës, por nuk i përkas asaj rrace njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë qàmeti! “Portokallisë” i kam uruar gjithmonë suksesin, si akademia e parë e humorit shqiptar dhe s’do e dëshiroja kurrë një mbyllje, largim dhe aq më pak shkàtërrim të saj. “Portokallia” është e “Top Channel” dhe nuk identifikohet me askënd”, u shpreh Llakaj.
-
E pergjithshme10 months ago
Instagrami, me një opsion të ri që do t’ju lehtësojë distancimin social
-
E pergjithshme10 months ago
Meta ktheu ‘’Ligjin për Pronat’’, Balla: Nuk ka lexuar rekomandimet e KE dhe ‘Venecias’, janë 200 mijë familje dhe invesitorë të huaj që po presin miratimin
-
E pergjithshme10 months ago
Mesazhi i Granit Xhakës
-
E pergjithshme10 months ago
NË SHBA, 3.3 MILIONË NJERËZ U LARGUAN NGA PUNA BRENDA NJË JAVE
-
Kuzhine10 months ago
Kube nga orizi, peshku dhe perimet
-
Lajme10 months ago
Po punoni nga shtëpia përpara kompjuterit? Këto 10 ushqime do të mbrojnë shikimin tuaj
-
E pergjithshme10 months ago
Oriola Marashi reagon pas shkarkimit të Albin Kurtit: E rrëzuan hienat e korrupsionit
-
E pergjithshme10 months ago
Dita e 15-të në karantinë, ja çfarë tregon Ronela Hajati