Connect with us

Lajme

Àksident tràgjik në Vlorë, ndèrron jètë një person

Published

on

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Cerkovinë të Vlorës, ku një makinë ka përfunduar në kanal anës rrugës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person i cili gjendet ende i bllokuar në makinë.

Policia dhe zjarrfiksja ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës nga automjeti.

Njoftimi i plotë i policië: Vlorë/Informacion paraprak

Rreth ores 19:30, në aksin e vjetër rrugor Panaja–Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shamogjin”, një automjet i markës Hundai ka dalë nga rruga.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit shtetasi F.H., 55 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë, ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Facebook

Trending