Connect with us

Sport

Bayern Munich nuk po rinovon dot me lojtarin, Uli Hoeness nuk kursehet ndaj agjentit të futbollistit

Published

on

Bayern Munich po punon dhe po bën maksimumin për të rinovuar kontratën me mbrojtësin e krahut David Alaba. Kontrata e austriakit përfundon verën e ardhshme dhe palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Agjenti i lojtarit, Pini Zahavi kërkon të paktën 30 milionë euro pagë për shërbimet e klientit të tij.

Bayern e konsideron stratosferike këtë kërkesë dhe mund të heqë dorë nga shërbimet e Alabas këtë verë. Në lidhje me këtë çështje ka folur Uli Hoeness, presidenti i nderit i Bayern Munich. Ai e etiketon agjentin si një “piranjë” dhe sipas tij, problemi është se babai i Alabas ndikohet shumë nga agjenti i njohur.

“Ne të gjithë duam që David të qëndrojë me ne sepse është një djalë i shkëlqyer. Trajneri Hansi Flik dëshiron shumë ta mbajë atë, por mbrojtësi ka agjent një ‘piranjë’ lakmitare dhe babai është shumë i ndikuar nga ai”, u shpreh Uli Hoeness.

Facebook

Trending