Connect with us

Sport

Bayern Munich përmbysin Sevillan dhe fitojnë Superkupën e Europës

Published

on

Bayerni i Mynihut çon në 4 numrin e trofeve të fituar këtë vit, teksa pas kampionatit, Kupës së Gjermanisë dhe Ligës së Kampionëve, arriti të ngrejë lart edhe Superkupën e Europës.Në sfidën e zhvilluar në “Puscas Arena” të Budapestit, bavarezët ia dolën të triumfojnë me rezultatin 2-1 ndaj spanjollëve të Sevillas, që vinin në këtë sfidë me statusin e fitueses së Europa Leagues.

Andaluzianët e nisën mirë ndeshjen dhe në minutën e 13’ fituan një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol futbollisti kryesor i skuadrës, Lucas Ocampos, megjithatë baraspesha u rikthye në minutën e 34-t, me golin e Leon Goretzkës.

Në shtesë trajneri Hansi Flick aktivizoi edhe kanadezin Anthony Davies e spanjollin Javi Martinez, dhe pikërisht ky i fundit shënoi golin e fitores në minutën e 104-t, teksa gjuajti saktë pas zhvillimeve të një goditjeje nga këndi.Bavarezët konfirmojnë kështu se janë skuadra më në formë e momentit në Gjermani e Europë, pasi në harkun kohor të 4 muajve kanë fituar 4 trofe dhe më 30 shtator do të provojnë të ngrenë lart edhe Superkupën e Gjermanisë, të cilën do ta diskutojnë me Borussian e Dortmundit.

Facebook

Trending