Connect with us

Bota

Bie ndjeshëm numri i të prekurve në Itali, të shëruarit trefishohen

Published

on

Numri i viktimave më i ulët se dje

Sipas të dhënave  nga Mbrojtja Civile në Itali, sot numri i të prekurve ka rënë ndjeshëm, 3 mijë e 651 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa dje kanë qenë 4  mijë e 401.

Numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë, por më i ulët se dje, sot janë regjistruar 889 viktima, ndërsa dje ishin 969.

Të shëruarit sot janë trefishuar, 1  mijë e 434 persona kanë lënë spitalet vetëm sot, ndërsa dje kanë qenë 589.

Ndërsa numri totali i viktimave ka kaluar mbi 10 mijë nga fillimi i emergjencës, më i larti në botë, e ndjek pas Spanja dhe Kina.

Facebook

Trending