Connect with us

Lajme

Bylykbashi e Vasili: Gjiknuri ka kohë të reflektojë, të firmosim për ndërhyrjen e ODIHR, duam lista të hapura

Published

on

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, u shpreh se Opozita nuk ka se çfarë të draftojë pasi koalicionet që ata kërkojnë janë aktualisht funksionale. Bylykbashi u shpreh pas përfundimit të Këshillit Politik se Gjiknuri ka kohë të reflektojë dhe së duan që ODIHR, në bazë të marrëveshjes së 14 janarit, të ndërhyjë në lidhje me hapjen e listave.

“Duam që zgjedhësit të kenë të drejtë që vendosin se kush do të jetë në Parlament dhe të votojnë partinë që duan. Kjo që kemi tani, e lejon këtëgjë. Maxhoranca, kërkon që t;ua heqë zgjedhësve mundësinë për të zgjedhur deputetët dhe partinë që duan. Themeli i punës është marrëveshja e 14 janarit. Sipas kësaj marrëveshjeje ne kemi të drejtën të ftojmë ODIHR. I japim kohë Gjiknurit që të reflektojë dhe firmosim që nesër,“- tha Bylykbashi.

Të njëjtën gjë shtoi edhe Vasili. Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, u shpreh përpara mediave, se ata kanë të drejtë t’i drejtohen ODIHR për çështje që nuk dakordësohen me maxhorancën.

“Është vërtet skandaloze, që një vend si Shqipëria, që ka marrë përsipër të drejtojë OSBE, është drejtuesja e radhës bllokon çdo komunikim me të. Së dyti, siç patët ta ndiqni nga Gjiknuri, mazhoranca erdhi në këshill me qëllime shumë të përcaktuara, dhe në Këshill erdhi pa pasur asnjë draft ligjor për këtë çështje, Së treti, situata është akoma më skandaloze pasi ndërkohë që demonstrojmë një preokupacion për të ecur shpejt, dhe akuzat se ne po e vonojmë, refuzuan që të vazhdojnë diskutimin e tyre që nesër. Lidhet me bllokimin që i bëjnë Këshillit Politik, zgjedhje të njëanshme, këta nismëtarë kaq të sigurt s’kanë bërë asnjë draf të vetëm. Dua të mbetet në rekordet, që Shqipëria që drejton OSBE bllokon komunikimin e OSBE. Standarte të njëanshme duke bërë precedentin më të turpshëm,”- tha Vasili.

Facebook

Trending