Connect with us

Show-stil

Gala Aliaj kalon në finalen e “The Voice Kids” në Belgjikë, mahnit jurinë me performancën e saj

Published

on

Vajza e Robert Aliajt, Gala, është zyrtarisht një nga finalistet e “The Voice Kids” në Blegjikë. Pak muaj më parë, në audicionet e fshehura të programit, ajo arriti të mahnisë jurinë me këngën e Norah James, “Don’t Know Why”.

Ndërkohë sot, ka qenë Roberti i cili ka bërë me dije se Gala ka kaluar me sukses në finalen e programit, duke postuar një pjesë nga performanca e saj.

Ajo ka triumfuar në gjysëm-finale duke performuar “Stop This Flame” nga Celste, ndërkohë që anëtarët e jurisë duken se po e shijojnë performancën e saj njësoj si herën e parë.

Pranë skenës mund të dallohet edhe Roberti, më krenarr se kurrë për vajzën e tij.

Facebook

Trending