Connect with us

E pergjithshme

‘Google’ do të hap kurse online vetëm për 300 dollarë dhe…6 muaj. Diploma e njëjtë me atë të universitetit tradicional

Published

on

Gjiganti teknologjik ‘Google’, do të ofrojë kurse gjashtë mujore si një procesë trajnimi për të gjithë ata që duan të punësohen në të ardhme.

Mediat e huaja kanë raportuar se kursi do të ketë të njëjtën vlerë si një diplomë universitare. Pas mbarimit të kursit studentët do t’iu jepet një certifikatë karriere në Google. Synimi është përfshirja e studentëve që synojnë të diplomohen në profesionet më të kërkuara të botës dixhitale. Kohëzgjatja e kursit nuk do i kalojë gjashtë muaj dhe sipas informacioneve të ‘Google’ ai nuk do të kushtojë më shumë se 300 dollarë.

Lëvizja nga Mountain View vjen si befasi dhe synon të sjelli modernizim, të paktën në Shtetet e Bashkuara, në mekanizmat e arsimit të mesëm dhe të lartë. Kjo nismë ka ardhur pas pandemisë së Covid-19 pasi në të gjithë botën krijoi vështërësi në hapjen e shkollave dhe një ‘rrëmujë’ e madhe u krijua për studentët.

Si do funksionojë Universiteti Google?

“Universiteti” nuk do i përfshjë të gjitha gradat, por vetëm disa degë specifike të përshtatshme me botën dixhitale, si kurset universitare teknologjike më të kërkura në botë.

Një karateristikë tjetër është se kurset do të jenë shumë të shkurtra, nuk do të zgjasin më shumë se gjashtë muaj dhe do të jenë më të lira se ato tradicionale. Qëllimi është që t’u sigurojë studentëve të rinjë mundësinë për të hyrë menjëherë në botën e punës.

Midis studentëve amerikanë ka shumë interes për propozimin e universitetit Google, por edhe një skepticizëm të caktuar. Shumë pyesin se si do të jetë e mundur të merret një profesion në një kurs gjashtë mujor, kur në universitetet tradicionale duhen vite të tëra studimi.

Të njëjtin shqetësim kanë dhe universitetet, që nga njëra anë kanë frikë nga zhvlerësimi i procesit mësimor dhe nga ana tjetër ata shohin me shqetësim mundësinë që studentët e tyre të lëvizin drejt universitetit Google.

Kështu studentët nuk do të detyrohen të hargjojnë një kohë të gjatë për të marrë një profesion por edhe nuk do të paguajnë tarifa, libra apo detyrime të tjera ndaj universitetit.

Pika tjetër e fortë e Universitetit, e propozuar nga Mountain View është kostoja.

CCdo kurs nuk duhet të kushtojë më shumë se disa qindra dollarë, kështu që mund të ndiqet nga një numër i madh i studentëve, nga të cilët kompanitë mund të zgjedhin më pas më të mirët. Shumica e aktiviteteve të studimit do të zhvillohen në internet, duke shmangur kështu edhe kostot e strukturave fikse siç janë kostot e udhëtimit dhe të jetesës për studentët.

Me pak fjalë, studentët do të kenë mundësi që me me nje kosto të ulët dhe një kohë të shkurtër të kryejnë një universitet online që është I njëjtë me universitetin tradicional. Deri më tani ende nuk dihet se kur do të jetë data e saktë kur do të happen kurset universitare Google.

Facebook

Trending