Connect with us

Sport

Hamilton nuk njeh rivalë, fiton edhe në Mugello

Published

on

Lewis Hamilton ka fshirë zhgënjimin e Monza-s një javë më parë dhe ja foli të bëj autokritikë me një fitore të jashtëzakonshme në çmimin e madh të Toskanës, piloti britanik mori fitoren numër 90 të karrierës së tij dhe ai është vetëm një fitore larg nga rekordi i Michael Shcumacher. Pista e Mugellos i pari që zhvillohet për këtë vit u karakterizua nga aksidente pasi plotë 8 pilotë nuk arritën ta mbyllnin deri në fund për shkak të përplasjeve. Kjo garë u ndal 3 herë pasi organizatorët e garës nxorrën flamurin e kuq për të pastruar pistën nga aksidentët e ndodhur.

Në vendin e dytë u rendit Valteri Bottas,duke kompletuar dopietën e rradhës të Mercedes. Në podium për herë të parë është ngjitur edhe Alexander Albon, i cili zhvilloi një garë të jashtëzakonshme me makinën Red Bull. Sa i përket Ferrarit vazhdon cdo javë të zhgënjejë. Charles Leclerc e filloi mirë garën, por që në fund u rendit në vendin e tetë, ndërsa Vettel asnjëherë në rolin e protagonistit u mjaftua i 10-ti.

Me pak fjalë, në Maranello duhet të shohin përpara pasi ky sezon ka përfunduar për ta. Renditjen e përgjithshme e kryeson Leëis Hamilton me 164 pikë ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Valteri Bottas me 117.

Facebook

Trending