Connect with us

Lajme

Hùmbin jètën 4 persona nga Covid-19 në Shqipëri, 168 të infektuar

Published

on

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Me rinisjen e vitit te ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i drejtohet me një thirrje mësuesve, prindërve, nxënësve, të tregojnë kujdes me zbatimin me përpikëmri te masave që frenojnë përhapjen e covid19.

Ministria e Shëndetësisë apelon për respektimin e distancimit social, vendosjen e maskave ose barrierave mbrojtëse, larjen ose dezinfektimin e duarve, ajrosjen e ambienteve, matjen e temperaturës së nxënësve çdo ditë. Të gjitha institucionet arsimore që fillojnë ditën e nesërme mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend për 24 orët e fundit: Janë kryer 877 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 75 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6569 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

51 raste në Tiranë, 18 raste në Elbasan, nga 12 raste në Korçë dhe Lezhë, 9 raste në Fier, nga 8 raste në Vlorë dhe Berat, 6 raste në Krujë dhe Kukës, 5 raste në Lushnje, nga 4 raste në Kavajë, Mirditë, Tropojë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Kolonjë nga 2 raste në Durrës, Devoll, Divjakë, nga 1 rast në Kamëz, Sarandë, Delvinë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19 një 53 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçar nga Durrësi dhe një 73 vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju lutemi kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, dhe për çdo informacion te specializuar dhe te sigurt rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (13 Shtator 2020)

Testime totale 73904

Raste pozitive 11353

Raste të shëruara 6569

Raste Aktive 4450

Humbje jete 334 (Qarku Tiranë 159, Durrës 45, Shkodër 38, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2253

Durrës 503

Shkodër 350

Lezhë 260

Elbasan 229

Korçë 202

Fier 185

Vlorë 159

Kukës 140

Berat 79

Dibër 46

Gjirokastër 44

Facebook

Trending