Connect with us

Lajme

I vrànë kushëririn, flet kryebashkiaku i Himarës: Niko Goron e njihja si biznesmen të suksesshëm

Published

on

Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka folur pak orë pas vra.sjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë. Në një prononcim për AbcNews, Goro është shprehur se të ndjerin e kishte kushëri të largët dhe kishte dëgjuar për suksesin e tij në biznes. Ai shton se përsa i përket ko.nfliktit me a.utorin nuk dinte gjë.

“Niko Goron e kam pasur kushëri të katërt ose të pestë, të largët. Por e njihja si biznesmen të suksesshëm. Nuk isha në dijeni të ko.nfliktit. A.utorin nuk e njoh,”- tha kryebashkiaku Jorgo Goro.

Biznesmeni u e.kzekutua mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë nga Kliti Leka. Ky i fundit u ka.p vetëm pak orë pas kri.mit .

Pista e parë për të cilën po heton po.licia është një ko.nflikt pronësie, për komplesin që po ndërtonte Goro, gjë të cilën e ka pranuar edhe vetë a.utori. Ndërsa pista e dytë është një she.rr mes 53-vjeçarit dhe vi.ktimës për një bo.rxh prej 70 mijë eurosh.

Niko Goro ishte baba i dy fëmijëve dhe njëkohësisht njihet si ndërtues në zonën bregdetare. Ai është pronar i një kafeje të njohur në Himarë, e vendosur në pjesën qendrore të qytetit, përballë portit.

Facebook

Trending