Connect with us

E pergjithshme

“Jeta s*ksuale është e mahnitshme”, Gjyshja 60-vjeçare zbulon si nisi historinë e dashurisë me 21-vjeçarin, cila ishte “bòmba” që e vùlosi romancën

Published

on

Historia e dashurisë së një 60-vjeçareje me të dashurin 39 vite më të ri e ka bërë që të humbasë të gjithë miqtë. Pam Shasteen ka nisur bashkëjetesën me Jonathan Langevin, 21 vjeç, i cili është cilësuar si “nipi i saj”.

Çifti i dashuruar nga Tulsa, Oklahoma në Amerikë ka refuzuar që të lejojë komentet për të ndikuar në marrëdhënien e tyre dhe thonë që jeta se*suale është e mahnitshme. Në një intervistë, Pam tha: “Ende nuk mund të besoj që miqtë e mi prej 30 vitesh nuk janë të lumtur për mua vetëm sepse Jonathan është 21 vjeç. Jonathan është dashuria e jetës time dhe nuk më intereson çfarë thonë të tjerët”.

Historia e tyre nisi në shkurt të vitit 2018 kur Pam mori mesazh në aplikacionin e takimeve Badoo nga Jonathan, student për inxhinieri kompjuterike.

“Jonathan kishte flokë kaçurrela dhe nuk dukej më i madh se 20 vjeç. Të dhënat e tij tregonin se ishte 21. Më kanë pëlqyer djemtë e rinj që në të 30-at e mia. Ne vazhduam bisedën dhe zbulova se të dyve na pëlqen astrologjie. Pak minuta më vonë, Jonathan “hodhi bòmbën”. Ai më tha se ishte 19 vjeç.

U strèsova se isha shumë e moshuar për të pasi kam dy vajza, 32 dhe 34 vjeç dhe jam një gjyshe. Por fatmirësisht, Jonathan pranoi se i pëlqen të dalë me gra më të mëdha”, shtoi Pam.

Pas disa ditësh biseda online, takimi i tyre i parë shkoi shumë mirë dhe një javë më vonë nisën bashkëjetesën. Pavarësisht shikimeve të çùditshme që merrnin në rrugë, për Pam ishte e rëndësishme vetëm të merrte bekimin e vajzave.

“Dy vajzat e mia janë më të mëdha se partneri im me moshë. Por nuk më shqetëson ky fakt. E rëndësishme është që unë jam e lumtur, Jonathan është i lumtur dhe ne duhemi shumë. Ai më ka premtuar se do të më dojë gjithmonë, të njëjtën gjë ja kam premtuar dhe unë. Sfidë për mua ishte dhe ballafaqimi i Jonathan me vajzat. Unë i lidha sytë atij dhe e paraqita tek vajzat. Kur i zbulova fytyrën ato mbetën të shokuara kur panë se ai ishte shumë i ri. Megjithatë e bekuan këtë lidhje. Ndihem e lumtur, vajzat e mia më kuptojnë në këtë vendim të rëndësishëm për mua”, theksoi Pam.

Facebook

Trending