Connect with us

Sport

Juventus shpallet kampion i Italisë, fiton titullin e 9-të radhazi

Published

on

Juventusi më në fund mbyll llogaritë e titullit dy javë para fundit të kampionatit. “Zonja e vjetër” fitoi 2-0 përballë Sampdorias në “Allianz Stadium” dhe shpallet për herë të nëntë radhazi dhe të 36-tën në histori kampion i Italisë. Në fakt, ishte thjesht çështje kohë që bardhezinjtë ta siguronin matematikisht trofenë, pasi edhe rivalët e këtij sezoni, Interi dhe Lazio, kanë gabuar shumë pas rikthimit të futbolli nga pauza e pandemisë.

Golat ndaj ekipit gjenovez në këtë sfidë përmbyllëse të javës së 36-të i shënuan Cristiano Ronaldo në fundin e pjesës së parë dhe Bernardeschi në mesin e të dytës. Në të 77-ën Thorsby e la në inferioritet numerik Sampdorian, duke ua bërë edhe më të thjeshtë administrimin e lojës bardhezinjve në minutat e mbetura, madje në minutën e 89-të Ronaldo humbi një 11-metërsh.

Me golin e shënuar ndaj Sampdorias CR7 shkon në kuotën e 31 finalizimeve në Serinë A, tri më pak se Ciro Immobile, që kryeson renditjen e goleadorëve të kampionatit italian.

Facebook

Trending