Connect with us

Bota

Kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve të nëntorit/ Revoltohen republikanët në Amerikë: Donald Trump nuk ka autoritet për marrjen e këtij vendimi

Published

on

Një numër i madh i republikanëve të kongresit, përfshirë anëtarët e udhëheqjes së Dhomës dhe Senatit, kundërshtuan haptas sugjerimin e Presidentit Donald Trump që zgjedhjet presidenciale të nëntorit duhet të shtyhen një veprim që sipas tyre Presidenti nuk ka asnjë autoritet për të vendosur pasi sipas Kushtetuttës është Kongresi është ai që vendos në lidhje me zgjdhjet.

Kryetari i Gjykatës së Senatit Lindsey Graham, një republikan i Karolinës së Jugut dhe aleat i Trump tha: Unë nuk mendoj se kjo është një ide e mirë.

Ndërkohë Whip Senit John Thune, një anëtar i udhëheqjes republikane, tha për mediat e huaja se nuk do të merret parasysh urdhëri i Trump dhe se do të ketë zgjedhje në nëntor

“Unë mendoj se kjo është ndoshta një deklaratë që merr vëmendjen e shtypit, por dyshoj se kjo do të merret seriozisht. Unë mendoj se kemi pasur zgjedhje çdo nëntor që nga rreth 1788, dhe pres që do të ndodhë përsëri këtë vit” -tha Thune.

Kujtojmë se pak orë më parë presidenti i SHBA-së Donald Trump në një postim në rrjetet sociale tha se do të shtyhen zgjedhjet e nëntorit pasi votimi me postë nuk do të ishte i drejtë dhe mbi të gjitha nuk do të ishte i sigurtë.

Facebook

Trending