Connect with us

Sport

Klopp fiton çmimin e radhës, Ferguson: Më zgjoi në 3 të mëngjesit!

Published

on

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, fitoi trofeun si trajneri i vitit nga shoqata e trajnerëve në Angli. Çmimi i “Sir Alex Ferguson” shkon pikërisht te gjermani që riktheu titullin në Anfield pas 30 vitesh pritje.

Alex Ferguson flet me superlativa për trajnerin gjerman duke e uruar atë. “Fituesi është Jurgen Klopp. Jurgen është fantastik, ai riktheu titullin pas 30 vitesh te Liverpooli. Skuadra u paraqit shumë mirë dhe Klopp ndryshoi gjithçka me personalitetin e tij. I jashtëzakonshëm”.

“Do të të fal që më zgjove nga gjumi në orën 3:30 të mëngjesit për të më thënë se fitove kampionatin, por sigurisht që e meritove”, – tha legjenda e Manchester United. Klopp nga krahu tjetër tregoi lumturinë e tij për fitimin e çmimit, teksa ka pasur një sezon fantastik me të kuqtë.

Facebook

Trending