



Bota
Kosova do t’i japë nga 300 euro shtesë mjekëve për muajin gusht
Personali mjekësor që po trajton pacientët me COVID-19, në Kosovë në muajin gusht, përveç pagës mujore do të marrin si shpërblim edhe 300 euro të tjera.
Mediat kosovare bëjnë të ditur se ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë se Kosovës, ku është thënë se kjo pagë po jepet për mbështetjen e personelit që është në vijën e parë të luftës kundër pandemisë.
Ndërkohë Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se: Ky vendim parasheh kompensimin për dy muaj, korrik dhe gusht, për mjekët dhe infermierët që kanë qenë dhe janë aktivë gjatë kësaj periudhe dhe i përmbushin kushtet”. Mediat kosovare po ashtu bëjnë të ditur se në sektorin publik, paga mujore e mjekut është rreth 600 euro në muaj, ndërsa infermierët paguhen me rreth 400 euro.
Deri më tani në në Kosovë, që prej 13 marsit, deri më 28 korrik, janë regjistruar 7,652 raste pozitive me koronavirus. Prej tyre, 192 pacientë kanë vdekur dhe 4,129 janë shëruar.
-
E pergjithshme10 months ago
Instagrami, me një opsion të ri që do t’ju lehtësojë distancimin social
-
E pergjithshme10 months ago
Meta ktheu ‘’Ligjin për Pronat’’, Balla: Nuk ka lexuar rekomandimet e KE dhe ‘Venecias’, janë 200 mijë familje dhe invesitorë të huaj që po presin miratimin
-
E pergjithshme10 months ago
Mesazhi i Granit Xhakës
-
E pergjithshme10 months ago
NË SHBA, 3.3 MILIONË NJERËZ U LARGUAN NGA PUNA BRENDA NJË JAVE
-
Kuzhine10 months ago
Kube nga orizi, peshku dhe perimet
-
E pergjithshme10 months ago
Oriola Marashi reagon pas shkarkimit të Albin Kurtit: E rrëzuan hienat e korrupsionit
-
Lajme10 months ago
Po punoni nga shtëpia përpara kompjuterit? Këto 10 ushqime do të mbrojnë shikimin tuaj
-
E pergjithshme10 months ago
Dita e 15-të në karantinë, ja çfarë tregon Ronela Hajati