Connect with us

Show-stil

Lajm i mirë për adhuruesit e ‘Friends’! David Schwimmer zbulon se kur do të nisin xhirimet për serialin e famshëm

Published

on

Aktori në rolin e “Ross” ka dhënë një lajm të mirë për adhuruesit e serialit.

David Schwimmer tha për emisionin e Jimmy Fallon, se ai dhe personazhet e tjerë të serialit mezi presin të nisin xhirimet speciale për HBO Max, por duan ta bëjnë këtë në siguri të plotë. Aktori që pati rolin e Ross Geller për një dekadë, tha se ky prodhim do të jetë një lloj “interviste argëtuese” shoqëruar me shumë pjesë të tjera surprizë.

“Friends” mund ta shohim më herët pasi xhirimet do të nisin në gusht.

“Supozohet të ndodhë diçka në gusht, në mes të gushtit ndoshta”, tha ai për Fallon.

“Sinqerisht, ne do të presim dhe do të shohim si do shkojë gjithçka për një javë ose dy, në mënyrë që të vendosim a është vërtet i sigurt vazhdimi i punës. Në të kundërt, do të presim derisa të jetë i sigurt.”

Gjithashtu aktori tregoi se po shpresojnë të performojnë me audiencë live, por në këtë periudhë pandemie kjo është e rrezikshme.

Facebook

Trending