Connect with us

Lajme

Largohet Duncan Norman, ja kush është ambasadori i ri i Britanisë në Shqipëri, diplomat i suksesshëm që ka nisur të mësojë edhe shqip

Published

on

Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka njoftuar se do të zëvendësohet nga Alastair King-Smith. Në një postim në rrjetet sociale, Norman thotë se Smith është një diplomat karriere dhe se do të vijë në Shqipëri më shtator 2021. Ndërsa aktualisht, ai është i fokusuar në mësimin e gjuhës shqipte.“Unë jam i kënaqur që Alastair King-Smith është emëruar si pasardhësi im nga Shtatori 2021. Alastair është një diplomat me shumë përvojë dhe shumë i aftë i cili do të ketë një sukses të madh kur të fillojë pas një viti. Në ndërkohë Alastair po mëson shqip”,-thotë Norman në reagim.

Facebook

Trending