Connect with us

Bota

Maqedoninë e Veriut/5 viktima dhe 102 raste të reja nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Published

on

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se ditën e sotme janë regjistruar 102 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e të infektuarve në 10,315 persona.

Sipas Ministrisë, ditën e sotme kanë humbur jetën 5 persona me Covid-19 dhe numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 471 persona.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë shëruar 5,663 pacientë ndërs në gjendje kritike për jetën ndodhen 55 të tjerë sakaq në vend janë kryer 97,550 testime.

Facebook

Trending