Connect with us

E pergjithshme

“Mashtrimi është mënyra e tij e jetës”/ Mbesa i nxjerr të palarat Donald Trump në librin e saj

Published

on

Në një pjesë të librit të mbesës së Donald Trump të publikuar dtën e djeshme shkruhej se se Donald Trump është “toksik”, “i çuditshëm” dhe “mashtrimi është mënyra e tij e jetës”. Ndër të tjera shkruhej se ai shkatërroi babanë e tij kur filloi të vuante nga sëmundja e Alzheimerit.

Shtëpia botuese Simon & Schuster njoftoi se libri “Shumë dhe kurrë nuk mjafton” do të botohet më 14 korrik, në vend të 28 korriku ashtu, siç ishte planifikuar. Ndërkohë presidenti amerikan dhe familja e tij u përpoqën të ndalonin botimin e librit të Mary Trump, në gjykatë por mesa duket nuk ia arritën dot.

Chris Bastardi, një zëdhënës i Mary Trump, pyeti veten pse presidenti amerikan dhe familja e tij po përpiqeshin të parandalojnë botimin e librit.

“Përpjekja e presidentit për të heshtur një person privat është vetëm e fundit në një seri lëvizjesh problematike që kanë destabilizuar tashmë një komb të ndarë përpara një pandemie globale,” tha Bastardi.

Facebook

Trending