Connect with us

Sport

Mbrojtësi i Bayern Munich ftesë të hapur ekipeve angleze

Published

on

Mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng në një intervistë për mediat gjermane ka folur për të ardhmen dhe shpreh dëshirën për të kaluar në Premier League. Ai thotë se zbavitet shumë kur shikon kampionatin anglez.

“Nuk do e refuzoja një rikthim në Premier League. E adhuroj të shoh ndeshje të kampionatit anglez dhe jam zbavitur shumë kur luaja atje. Nuk kisha fat në aventurën që kisha me Manchester City, sepse u dëmtova menjëherë dhe nuk pata mundësinë të aktivizohesha në pozicion tim”, deklaroi Boateng për Sky Sport.

Gjithashtu lojtari kujton kohën kur luante me Manchester City në sezonin 2010-2011, ku u dëmtua dhe nuk mundi të ishte në formën e tij më të mirë. Dhe tani që kontrata e 31-vjeçarit është në fund të saj, ai mund të ketë shancin që të plotësoj ëndrrën e tij për të luajtur në kampionatin anglez.

Facebook

Trending