Connect with us

Bota

Mesdheun Lindor/Turqia dërgon anijet ushtarake në brigjet e Qipros, Greqia i kërkon ndihmë Francës

Published

on

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë nuk marrin fund. Së fundmi, Turqia ka forcuar pozicionet e saj në terren, duke dërguar anijet ushtarake në brigjet e Qipros dhe Rodosit. Lajmin e kanë bërë të ditur se mediat greke të cilat kanë raportuar se ka qenë marina greke e cila ka njoftuar se do të fillojë një stërvitje e gjerë në brigjet e Qipros.

Mësohet se gjatë stërvitjes do të përdoret zjarr i vërtetë, gjë për të cilën turqit kanë paralajmëruar të gjitha anijet që lundrojnë në zonën në fjalë. Përvecc kësaj një numër i konsiderueshëm anijesh ushtarake gjenden në jug të Rodosit duke mbështetur anije kërkimore “Oruç Reis”, e cila po kryen kërkime për gazin që ndodhet në det. Ndërkohë disa ditë më parë NATO u ka kërkuar të dyja vendeve që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të bëjnë një dialogë mes tyrë në mënyrë që të qetësohet siuata.

BE është duke i bërë presion Turqisë që të ulë tensionet, ndërsa NATO është disi më e ekuibruar duke synuar uljen e tensioneve në rajon. Sakaq, kryeministri grek Mitsotakis i kishte kërkuar ndihmë Francës, e cila dërgoi në zonë aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” dhe disa avionë “Rafale”. Sipas mediave Greqia, synon të blejë 18 avionë të tillë nga Franca në muajt në vijim.

Facebook

Trending