Connect with us

Sport

Milani bën detyrën në Ligën e Europës

Published

on

Bën detyrën Milani, që fitoi jo pa vështirësi ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt me rezultatin 3-2 dhe u kualifikua në fazën Play Off të Europa Leagues, ku do të gjejë përballë portugezët e Rio Aves.Kuqezinjtë vinin në këtë takim me mungesa të shumta, veçanërisht në mbrojtje e në sulm, ku luajtën titullarë dy të rinj si Gabbia e Colombo, megjithatë ia dolën të marrin atë që vlente më shumë, fitoren.

Norvegjezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 15’, por Milani barazoi në aksionin e radhës me një gol spektakolar të shënuar nga mesfushori turk Hakan Calhanoglu. Colombo shënoi golin e avantazhit për Milanin në pjesën e parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Calhanoglu çoi shifrat në 3-1.Hauge shënoi sërish për norvegjezët dhe rihapi takimin në minutën e 55-të, por deri në fund Milani administroi mirë avantazhin dhe ia doli të kualifikohet më tej, ndërsa tani është vetëm 90 minuta larg fazës së grupeve.

Facebook

Trending