Connect with us

Lajme

Ministria e Shëndetësisë jep detaje për foshnjen 16 muajshe që vdiq sot: Cili ishte komplikacioni që i mori jetën

Published

on

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje për foshnjen 16 muajsh që ndërroi jetë ditën e sotme teksa po trajtohej në pavionin Covid në pediatri. Përveç koronavirusit, fëmija kishte edhe shenja klinike të sindromës Kawasaki, sindromë e rrallë që shfaqet tek fëmijët dhe lidhet me infeksionin e Covidit.

Kawasaki është një gjendje inflamatore e enëve të gjakut në të cilën fëmijët kanë temperaturë të lartë, skuqje në shpinë, gjoks dhe bark, sy të skuqur, duar dhe këmbë të fryra, gjëndra limfatike të fryra dhe ënjtje rreth gojës dhe buzëve,

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së fëmijës që humbi jetën sot në pediatrinë e Tiranës, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar.

Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19″, thuhet në raportimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Facebook

Trending