Connect with us

Sport

Moto Gp/Piloti italian prek për herë të parë podiumin, Rossi befasohet në kthesën e fundit

Published

on

Këtë fundjavë gara e Misanos në San Marino rezultoi një surprizë e vërtetë. Fati vazhdon t’u buzëqeshë pilotëve italianë pasi këtë herë Franco Morbidelli arriti të festonte fitoren e tij të parë në klasin mbretëror i cili la pas bashkëkombasin e tij me Ducati Pramac, Francesco Bagnaia, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua spanjolli Joan Mir, i cili surprizoi Valentino Rossin në xhiron e fundit me Doktorin që e mbylli garën në vendin e 4-t.

Për Valentino Rossin mund të ishte podiumi i 200të në Moto Gp, por vetëm në fund Suzuki i spanjollit kishte dicka më shumë, duke arritur ta kalonte në kthesën e fundit. Super performancë nga piloti i Petronas i cili gjeti një tjetër hero të ditës, Francesco Bagnaia. Vetëm 1 muaj pasi kaloi atë dëmtim, ja doli të pushtojë podiumin e parë në karrierën e tij.

Andrea Dovizizo i cili kryeson renditjen e përgjithshme u rendit i shtati në këtë garë, piloti i Ducatit ende shpreson për titullin pasi rivali kryesor Marc Marquez vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi dhe që do të kthehet në p istë vetëm në garat e fundit të Botërorit të Moto Gp.

Facebook

Trending