



Show-stil
Ndahet nga jeta ‘legjenda’ e televizionit amerikan me origjinë shqiptare
Regis Philbin, personaliteti i njohur i televizionit amerikan me origjinë shqiptare është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur familja e tij, e cila ka njoftuar se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrore në moshën 88-vjeçare.
Ai do të mbahet mend për programin “Kush dëshiron të bëhet milioner”, i cili për një periudhë të shkurtër u bë spektakli më i shikuar i Amerikës. Në vitin 2010, Regis Philbin shpalli publikisht se origjina e tij ishte shqiptare në një bisedë në studio me artisten Kara Dioguardi, e cila gjithashtu vjen nga një familje arbëreshe.
“Nga ana e nënës sime, ata e kanë origjinën në Shqipëri. U detyruan të largohen nga vendi, kaluan Adriatikun për në Itali dhe u vendosën në një fshat të vogël malor të quajtur Greçi. Kjo ka ndodhur shekuj më parë,” –tha Philbin.
Ai tregoi për shikuesit një pemë gjenealogjike, ku edhe dilnin rrënjët arbëreshe të familjes së tij, e cila u zhvendos në fshatin e Italisë shekuj më parë. Philbin është fitues i çmimit të karrierës “Emmy” dhe mbante rekordin botëror Guinness për numrin më të madh të orëve përpara kamerës.
-
E pergjithshme10 months ago
Instagrami, me një opsion të ri që do t’ju lehtësojë distancimin social
-
E pergjithshme10 months ago
Meta ktheu ‘’Ligjin për Pronat’’, Balla: Nuk ka lexuar rekomandimet e KE dhe ‘Venecias’, janë 200 mijë familje dhe invesitorë të huaj që po presin miratimin
-
E pergjithshme10 months ago
Mesazhi i Granit Xhakës
-
E pergjithshme10 months ago
NË SHBA, 3.3 MILIONË NJERËZ U LARGUAN NGA PUNA BRENDA NJË JAVE
-
Kuzhine10 months ago
Kube nga orizi, peshku dhe perimet
-
E pergjithshme10 months ago
Oriola Marashi reagon pas shkarkimit të Albin Kurtit: E rrëzuan hienat e korrupsionit
-
Lajme10 months ago
Po punoni nga shtëpia përpara kompjuterit? Këto 10 ushqime do të mbrojnë shikimin tuaj
-
E pergjithshme10 months ago
Dita e 15-të në karantinë, ja çfarë tregon Ronela Hajati