Connect with us

Lajme

Ndërron jetë nga Covid-19 historiani i njohur, dyshohet se u ínfektua gjatë pushimeve në Pogradec

Published

on

Infektimi me Covid-19 i ka marrë jetën historianit të njohur Llambi Filo në moshën 78-vjeçare.

Filo ishte pedagog në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, ai është edhe autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin para-universitar.

Ai ishte shtruar prej dy javësh në spital ku dhe ndërroi jetë ditën e sotme. Filo kishte qenë me pushime në Pogradec dhe dyshohet se është infektuar gjatë kohës që ka qëndruar aty.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të profesor Filos, ka reaguar edhe profesoresha e historisë, Valentina Duka.

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët.

Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, shkruan profesoresha Duka.

Facebook

Trending