Connect with us

Sport

Në një lidhje me Ibrën? Dileta e thotë troç: Nuk do shkoja kurrë me një burrë të…

Published

on

Gazetarja italiane e sportit, Diletta Leotta dhe sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa janë parë shpesh nën shoqërinë e tyre. Madje për këtë fakt ata u përfolën se janë në një lidhje dashurore.

Si edhe ndarja e Dilettës nga i fejuari shtoi më shumë zërat për lidhjen e tyre, edhe pse vetë Ibra është në një martesë prej 20 vitesh. Ndërsa gazetarja menjëherë pas këtyre lajmeve mohoi gjithçka duke thënë se përveç një miqësie të mire mes tyre nuk ekziston asgjë tjetër. Ajo gjithashtu në intervistë përmendi edhe fejesën e saj duke thënë se duhet që t’i japi kohë vetes para se të ndërmarrë hapin e rëndësishëm të lidhjes me një person tjetër.

“Unë tani jam beqare. U ndava nga fejesa që kisha dhe duhet të gjeja guximin për të bërë gjëra të rëndësishme. Duhet të isha në gjendje ta përballoja faktin që të qëndroja e vetme e ulur dhe për të parë një film, ndryshe nga sa isha mësuar më parë.Të lidhem me një të martuar është e papranueshme për mua, me gjithë këto mundësi zgjedhjesh, duket të jesh e kujdesshme për të mos e vendosur veten në situata të gabuara.”, deklaroi gazetarja për mediat ndërkombëtare.

Facebook

Trending