Connect with us

Bota

Një ditë para vizitës në Qipro, SHBA mesazh të prerë Turqisë: Lër anijet lùftarake dhe fillo dialogu

Published

on

Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë një mesazh të ri Turqisë për të de-përshkallëzuar tensionet në Mesdheun Lindor, përmes Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo.

Në një deklaratat për gazetarët, një ditë para vizitës së tij në Qipro, Sekretari i Shtetit i SHBA bëri thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Greqisë dhe Turqisë, pas provokimeve të vazhdueshme të Ankarasë.

Pompeo bën thirrje që anijet luftarake të largohen nga zona për t’i lënë vendin bisedimeve.

“Gjërat që po ndodhin sot në Mesdheun Lindor janë të rëndësishme dhe unë dua të kem mundësinë të flas me udhëheqësit atje në Qipro për vizionin e tyre, qëllimet e tyre dhe gjërat që ata do të dëshironin për të bërë”, tha ai.

Ompeo më pas iu referua bisedave telefonike që Presidenti amerikan kishte bërë me Mitsotakis dhe Erdogan, ndërsa tha: “Presidenti Trump është shumë i qartë dhe ka kërkuar që mosmarrëveshjet detare të zgjidhen në mënyrë diplomatike dhe në mënyrë paqësore. I kuptoj rreziqet nga perspektiva e popullit të Qipros.”

Facebook

Trending