Connect with us

Sport

“Nona Tirona” feston 100-vjetorin, gruaja e legjendës Selman Stërmasi ka datëlindjen në një vit me Tiranën dhe me ekipin bardheblu

Published

on

Bashkëshortja e legjendës së futbollit bardheblu Selman Stërmasi, Nezihat Stërmasi feston sot datëlindjen e saj të 100. Nezihati ose siç njihet ndryshe “Nona Tirona” është e bija e një tregtari të njohur të Tiranës, Rustem Petrela, ka lindur në 22 shtator të 1920, disa muaj pas shpalljes së Tiranës kryeqytet dhe disa javë pas krijimit të klubit të Tiranës.

Takimin e parë me Selmanin ajo e pati 14-vjeçe, nga hyrje-daljet që dy familjet kishin më parë. Ndërsa në kulmin e karrierës së tij në 1963 ata shpallën fejesën e tyre. Pas një fejesa 3-vjeçare ata u martuan në 1939.

Facebook

Trending