Connect with us

Lajme

“Nuk dhashë dorëheqjen”, Besa Shahini zbulon çfarë i kërkoi kryeministrit: Ia kam lënë në dorë Ramës

Published

on

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka sqaruar se lirimin nga detyra ia ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që në fillim të korrikut. Ashtu sic e ka deklaruar më parë, e bëri këtë kërkesë se nuk mund të qëndronte më shumë larg familjes. Megjithatë ka shprehur gatishmëri që të shërbejë ende, vendim që do ti mbetet Ramës në dorë.

Gjatë emisionit “Open”, u shpreh se për simbolikn e shkarkimit nuk duhet pyetur ajo, por kryeministri. “Në korrik kemi bisedu me Ramën, unë kam treguar përgjegjshmëri të lartë politike. I thashë kryeministrit se nuk mund të vazhdoj më larg familjes. Nga kjo bisedë vazhduam më pas, unë kërkova lirimin.

Nuk është se dhashë dorëheqjen e parevokueshme, por i kërkova lirimin. Diskutuam që mund të jetë në fillim të shtatorit apo më vonë, vendimi u mor sot. Në intervistë thashë që jam e gatshme të shërbejë, dhe i kam lënë në dorë Ramës që të vendosë ai. Përgatitjet ne i kemi bërë më parë. Nuk ka simbolikë se pse u shkarkova sot. Për simbolikë mund të pyesni kryeministrin, jo mua…”, u shpreh Shahini.

Ditën e sotme, Rama u shpreh i keqardhur për largimin e Besa Shahinit në postin e Ministres së Arsimit, të cilin nga dita e nesërme do ta mbajë Evis Kushi.

Facebook

Trending