



Lajme
“Nuk më erdhi mirë kur dëgjova Yuri Kim që tha…”, Rama del kùndër selive diplomatike: U bënë 30 vite që i dëgjojmë në Anglisht
Kreu i qeverisë Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka sh.igjetuar ambasadorët e vendeve të BE-së dhe SHBA-së në vendin tonë, që sipas tij nuk mund të ndërhyjnë në çështjet e sistemit zgjedhor, pasi sipas Komisionit të Venecias, kjo është një vendimmarrje që duhet ta marrin vetë shtetet.
Duke iu referuar Kim, Rama tha se nuk i vjen aspak mirë që dëgjon deklaratat e saj, që thotë se do të vëzhgojnë veprimet e klasës politike, në një kohë që Kuvendi dhe qeveria janë sovrane, dhe të votuara nga populli.
“Më lejoni që t’iu përcjell miqve tanë ndërkombëtarë një mesazh, nga Kuvendi sovran, nga kryeminsitri i një qeverie sovrane.
Dua që tiu kujtoj atë që thotë Komisioni i Venecias, që shtetet gëzojnë një marzh të gjerë vendimi për zgjedhjen e sistemeve, për shk.ak se sistemet janë zgjidhje politike, nuk ka standarde ndërkombëtare që ndërhyjnë në shp.ërndarjen e mandateve.
Nuk është një e drejtë që duhet ta ndajmë as me ambasadoren amerikane, as me ambasadorin e BE-së. E them këtë, se u bënë 30 vite, dhe nuk mund të vazhdojmë dhe tre të tjera, duke mos i thënë gjërat ashtu siç janë. Nuk është përgjegjësia e tyre që ne prej 30 vitesh kërkojmë zgjidhjen në anglisht për pr.oblemet tona.
Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë që do i ndjekim drejtuesit politik nëse e mbajnë fjalën, sinqerisht që nuk më vjen mirë, jo vetëm për veten time, por për asnjë person që jeton në këtë vend”, tha Rama në fjalën e tij.
-
E pergjithshme10 months ago
Instagrami, me një opsion të ri që do t’ju lehtësojë distancimin social
-
E pergjithshme10 months ago
Meta ktheu ‘’Ligjin për Pronat’’, Balla: Nuk ka lexuar rekomandimet e KE dhe ‘Venecias’, janë 200 mijë familje dhe invesitorë të huaj që po presin miratimin
-
E pergjithshme10 months ago
Mesazhi i Granit Xhakës
-
E pergjithshme10 months ago
NË SHBA, 3.3 MILIONË NJERËZ U LARGUAN NGA PUNA BRENDA NJË JAVE
-
Kuzhine10 months ago
Kube nga orizi, peshku dhe perimet
-
E pergjithshme10 months ago
Oriola Marashi reagon pas shkarkimit të Albin Kurtit: E rrëzuan hienat e korrupsionit
-
Lajme10 months ago
Po punoni nga shtëpia përpara kompjuterit? Këto 10 ushqime do të mbrojnë shikimin tuaj
-
E pergjithshme10 months ago
Dita e 15-të në karantinë, ja çfarë tregon Ronela Hajati