Connect with us

Lajme

OBSh “fájëson” të rinjtë: Ju po përhapni korónavirusin në Europë

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se të rinjtë po nxisin përhapjen e korónavirusit pasi po udhëtojnë nëpër Europë. Ky reagim vjen pas statistikave se është vënë re përqindje më e lartë e rasteve të reja tek personat nën moshën 40 vjeç.

Drejtori rajonal i OBSH në Europë, Hans Kluge thotë se autoritetet shëndetësore duhet të ndryshojnë mënyrën se si u përcjellin mesazhe të rinjve. “Ne duhet të jemi vigjilentë, sepse në një moment të rinjtë do të afrohen dhe do të kenë kontakte më të shpeshta me shtresën më vulnerabël të popullatës.

E në këtë pikë ne duhet të shohim të dhënat dhe duhet të shtojmë aktivitetet me këtë grup; ambasadorë të rinj, njerëz influencues që mund të kenë ndikim tek popullata e re në mënyrë që t’i përmbahen masave. Të fajësosh është gjëja më negative që mund të kemi”, tha z. Kluge.

Të rinjtë janë më neglizhentë sa i pret masave të koronavirusit pasi thuhet se janë më të fórtë për të përballuar sémundjen, por nuk kanë munguar rastet e jetëve të hùmbura tek të rinjtë.

Facebook

Trending