Connect with us

E pergjithshme

Páralajmërimi i fríkshëm i OBSH:Afrika mund të jetë èpiqendra e re e COVID-19

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Afrika mund të ketë një shpërthim të madh të rasteve të reja me koronavirus, krahasuar me shifrat që po raportohen ditët e fundit.

“Jam shumë i shqetësuar se do të shohim hov të sëmundjes në Afrikë.”-ka deklaruar shefi i emergjencave pranë OBSH-së, Michael Ryan.

Ndërkohë deri më tani kontinenti ka arritur të mos bëhet vatër e koronavirusit, ku sipas të dhënave zyrtare atje janë konfirmuar mbi 725,000 raste pozitive dhe rreth 15,000 viktima.Megjithatë numri i rasteve në Afrikën e Jugut, shtetin më të goditur të kontinentit, mund të shihet si paralajmërim për atë që mund të ndodhë në pjesën tjetër të Afrikës.

Ndërsa në Afrikën e Jugut janë konfirmuar mbi 370,000 raste pozitive dhe 5,000 viktima.

“Kjo nuk është vetëm një thirrje zgjimi për Afrikën e Jugut. Duhet ta marrim shumë, shumë seriozisht atë që është duke ndodhur në Afrikë.”- u shpreh Ryan.

Deri më sot Covid-19 ka infektuar më shumë se 14.7 milionë njerëz në gjithë botën, ku mes tyre kanë vdekur mbi 609,000 dhe janë shëruar 8.2 milionë të tjerë.

Facebook

Trending