Connect with us

Sport

Paraqitje dinjitoze e Shkëndijës së Ernest Gjokës, Totenhemi i mposht mes vështirësive

Published

on

Shkëndija provoi deri në fund,por nuk ja arriti përballë Tottenhamit. Kuqezinjtë munden 1-3 në Shkup dhe i thojnë lamtumirë Europës. Pavarësisht se kë kundërshtar kishte përballë, ekipi nga Tetova nuk tregoi shenja inferioriteti dhe u përball me kokën lart. “Spurs” kaluan në avantazh që në minutën e pestë, kur pas një aksioni pa shumë pretendime, mbrojtësi i majtë Pavic u spostua shumë drejt qendrës dhe la të lirë argjentinasin Lamela, i cili gjuajti saktë dhe dërgoi sferën në rrjetën e portës së Zahov.

Në minutën e 55-të ishte sulmuesi anësor Valmir Nafiu që pasi u shërbye nga Doriev mbi vijën e 16 merave, lëshoi një “silurë” me të djathtën dhe dërgoi topin në trekëndëshin e portës së Joe Hart, duke rikthyer baraspeshën.

Megjithatë golin e avantazhit e shënoi njeriu i momentit për londinezët, sulmuesi koreano-jugor Son Huen Ming, i cili përfitoi nga një top i ardhur pas grushtimit të Zahov dhe gjuajti saktë në trekëndëshin e portës së Shkëndijës.

Kur kishin mbetur 10 minuta nga fundi i ndeshjes, sulmuesi anglez Harry Kane u harrua i vetëm në zonë nga kapiteni Bejtullai dhe shënoi edhe golin e tretë pas një krosimi në Son, duke vulosur rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën finale.

Facebook

Trending