Connect with us

Lajme

Pas largimit nga Gjykata e Lartë, Dvorani zgjedh të shkojë në Apelin Administrativ

Published

on

Gjykata Administrative e Apelit të Tiranës është zgjedhja që ka bërë ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani për të u.shtruar detyrën tani e tutje. Dvorani i ka kthyer përgjigje KLGJ-së, e cila i kishte vënë në dispozicion gjashtë vende në gjashtë gjykata të ndryshme Apeli.

Sipas l.igjit, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të mandatit, i lind e drejta për të kërkuar emërim nëpër gjykatat e Apelit.

Ardian Dvorani u shk.arkua nga d.etyra pak kohë më parë me vendim të KLGJ, e cila e konsideroi mandatin e tij të përfunduar në Supreme dhe në KED.

Dvorani duhej të zgjidhte mes një vendi në Gjykatën e Apelit Tiranë, Gjykatën e Apelit Administrativ, Gjykatën e Apelit Durrës, Gjykatën e Apelit Korçë dhe Gjykatën e Apelit Gjirokastër dhe Gjykatën e Apelit Shkodër.

Facebook

Trending