Connect with us

Lajme

Pas mbledhjes së kryesisë, Basha ndez motorët për zgjedhjet

Published

on

Kryetári i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes së kryesisë në një prononcim të shkurtër për mediat deklaroi se PD po përgatitet për zgjedhjet.

Basha shtoi se nuk do të humbasin asnjë sekont nga gropat dhe kurthet e një qeverie që është në lárgim.“Sfida më e madhe e çdo familje, e çdo shqiptari, është kriza ekonomike. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet nga ta që zhvatën Shqipërinë. Ndaj e gjithë vëmendja jonë është tek e ardhmja. Ndaj PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike kudo në Shqipëri.Nuk do të humbasin asnjë sekont me gropat dhe kurthet e një qeveria që është lárgim.

Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, do të kemi në fokus ringritjen ekonomike. Ky do të jetë përqendrimi i gjithë energjive tona. Do përqendrojmë gjithë energjinë tonë te fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike, duke iu ofruar planin tonë shqiptarëve, për t’u kthyer ekonominë atyre”, tha Basha.

Facebook

Trending