Connect with us

Lajme

Presidenca vishet blu, solidarizim me ditën ndërkombëtare të fëmijëve

Published

on

Presidenca është solidarizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.

Mbrëmjen e sotme mbrëmjen e sotme godina e institucionit është ngjyrosur me të njëjtën ngjyrë si një simbol i fushatës globale ”Ta ngjyrosim botën blu”. Ndërkohë Presidenti Ilir Meta në një status që ka bërë në rrjetet sociale shkruan se është mision dhe detyrim që të garatohet mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Ai thotë ndër të tjera se e ardhmja europiane e Shqipërisë varet shumë nga cilësia e fëmijërisë së tyre.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Institucioni i Presidentit, solidarizohet sot në mbështetje të fushatës globale “Ta ngjyrosim botën blu”. Është mision dhe detyrim për të gjithë ne të garantojmë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, për t’u krijuar çdo mundësi, që të rriten të shëndetshëm e të sigurtë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre shumëngjyrëshe në Atdheun e përbashkët. E ardhmja europiane e Shqipërisë varet shumë nga cilësia e fëmijërisë së tyre.”– shkruan Meta.

Facebook

Trending