Connect with us

Bota

Protestat masive në Bjellorusi /Arrestohen 250 qytetarë, policia bllokon rrugët

Published

on

Dhjetëra-mijëra bjellorusë ditëne sotme kanë marshuar në në rrugët e Minskut dhe në qytete të tjera, kundër qeverisë. Qytetarët bjellorusë të ciëlr po protestojnë që prej pesë javësh ëkrkojnë që presidentit Aleksandër Lukashenko të largohet nga detyra.

“Rreth 250 vetë u arrestuan në rrethe të ndryshme të kryeqytetit,” tha Ministria e Brendshme në një deklaratë, duke shtuar se të arrestuarit mbanin flamuj dhe pankarta “ofenduese”.

Ndërkohë mediat e huaja kanë bërë të ditur se gjatë protestave që janë zhvilluar sot polica ka arrestuar rreth 250 protestues.

Mediat thonë se në Minsk kanë dalë duke protestuar rreth 100,000 persona sakaq një numër i madh i oficerëve të policisë dhe ushtarëve janë vendosur në qendër të Minskut, dhe shumë prej tyre po bllokojnë Sheshin e Pavarësisë dhe rrugët e hyrjes në të, për të parandaluar protestuesit. Rrugët anësore janë gjithashtu plot me policë dhe ushtarë.

Forcat e sigurisë në vend kanë arrestuar qindra protestues gjatë demonstrimit të fundit masiv në qendër të Minskut. Dhjetra u transferuan menjëherë në burg pasi grupet e të drejtave përsëri u ankuan për brutalitetin e policisë.

Facebook

Trending