Connect with us

Politike

Raportuesja e Shqipërisë në PE: Vijoni dialogun për zbatimin e ‘5 qershorit’, Reforma Zgjedhore rol kyç për të ardhmen evropiane të vendit

Published

on

Eurodeputetja dhe raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ka reaguar pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.

Në një postim në mediat sociale, Santos shprehet se duhet të vijojë dialogu për zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, pasi Reforma Zgjedhore është një kriter kuç për të ardhmen evropiane të vendit.

“Pëshëndes miratimin e listave të hapura në Shqipëri. Është e rëndësishme që të gjitha partitë, jashtë dhe brenda Parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv për zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore, një kriter kyç për të ardhmen europiane të vendit”, shprehet Santos.

Facebook

Trending