Connect with us

Lajme

Reforma Zgjedhore/ Rama ironi me Bashën: Presim ata që kanë topin, të thonë se ku do e çojnë

Published

on

Pas deklarates te ben nga ambasadorja Yuri Kim se topi ishte në anën e fushës së opozitës dhe kreut te Pd Lulezim Basha vjen dhe reagimi i kryeministrit Rama i cili e ka ironizur.

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri tha se tashmë duhet të presin se ku do ta çojnë topin ata që e kanë, ndërsa foli me ‘terma’ futbolli.

“Të presim ata që kanë topin të thonë se ku do e çojnë topin. Ta nxjerrin nga stadiumi, të presin, të krosojnë, apo do e kapin. Do presim. Topi nuk do gjuhet, por do mbahet brenda fanelës. ndiqe bisedën deri në fund. Ju të sulmoni pa kapur kallëzuesin. Pak humor kamzalijsh (I drejtohet Korab Lites)”, tha Rama.

Ai shtoi se: “Në ekzekutivin qëndror ka 9 mijë nëpunës civil. 67% e tyre janë nëpunës të vjetër. ata që na bëjnë gj.yqin, nëpër tendera mediatike, shtrirë atje, këmbë për mbi këmbë, për përfshirje të administratës, për m.ilitantët. këto institucione janë përpara 2013-ës. Nuk kemi thënë se do jetë aty vetëm administrata. Kemi thënë se çdo parti, çdo individ që hyn në zgjedhje, mund të nxis dynjanë e njerëzve që të shkojnë të hyjnë në administratën e zgjedhjeve. Na duhen njerëz për trajnime dhe në fund të hidhet shorti. Por ama, për të garantuar zgjedhjet, pasi vullnetarët janë vullnetarë, duhen njerëz të administratës. Në çdo qendër votimi do të vëmë kamër. Shumica dhe opozita, që duhet të gjejmë se kush është opozita, kanë nga dy monitorë speciale. Nuk kanë të drejtë që të prekin regjistra, por të regjistrojnë. Si i mashtruam ne emigrantët? Ne nuk jemi karagjozë. Ne e kemi vendosur në draft që KQZ merr detyrën që të realizojë votën e emigrantëve.”.

Facebook

Trending