Connect with us

Bota

SHBA/ Më shumë se 154 mijë të vdekur nga koronavirusi

Published

on

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në të gjithë botën ka arritur në 17 milion, me afro 670,000 vdekje.

SHBA është një ga vendet më të goditura nga pandemia e Covid-19 ku deri më tani janë regjistruar më shumë se 4,4 milion raste të konfirmuara. Ndërkohë ditën e sotme kanë humbur jetën dhe 318 persona duke shënuar një numër rekord të viktimave në më shumë se 154 mijë viktima.

Disa shtete, si Kalifornia, Florida dhe Teksasi po arrijnë shifra të reja të larta javore inkesionesh ose vdekjesh nga koronavirusi. Kalifornia raportoi të mërkurën një rekord prej 197 vdekjesh ditore, shumë më tepër sesa 159 të regjistruar vetëm javën e kaluar.

Florida shënoi një rekord prej 216 vdekjesh, ndërsa Teksasi të paktën 313. Ekspertët amerikanë të shëndetit thonë se shumë shtete i rihapën tepër herët bizneset dhe objektet publike të argëtimit.

Facebook

Trending