Connect with us

Lajme

Shpëtim Idrizi: Opozita duhet të futet në koalicion me një listë të përbashkët, Shqipëria me Greqinë nuk kanë çfarë diskutojnë

Published

on

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një intervistë për ‘News24’ është shprehur se listat në zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë 100% të hapura. Idrizi kërkon që opozita e bashkuar të qëndrojë deri në fund marrëv.eshjes së 5 qershorit dhe të mos i pranojë ndryshimet kushtetuese të prodhuara.
“Opozita i qëndron marrev.eshjes së 5 qershorit, dhe nuk pranon asnjë ndërhyrje në mënyrë të njëanshme, sic ishte ajo e ndryshimeve kushtetuese, ku në kohë pa.ndemie, me një parlament me 122 vetë, u ndryshua kushtetuta pa dakordësinë e forcave politike, pa opinionin e komisionit të Venecias, dhe sigurisht që ka bërë edhe pr.opozimin e saj që ne të hyjmë në zgjedhje dhe me lista të hapura 100%”-u shpreh Idrizi.
Idrizi mendon se opozita duhet të futet në një koalicion me një listë të përbashkët që ta kuptojnë se nuk janë vetëm një bashkim numerik.
“Unë i qëndroj mendimit që e gjithë opozita nga një koalicion i përbërë duhet të futet në një koalicion me një listë të përbashkët, sepse jo vetëm Rama është i v.etmuar, por duhet të kuptojmë që nuk jemi një bashkim numerik.”- tha ai.

Facebook

Trending