Connect with us

Lajme

Shtyhet data e mbledhjes Kosovë-Shqipëri

Published

on

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri është shtyrë për shkak të seancë së Kuvendit të Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti shkruan se ka rënë dakord me Ramën dhe takimi do të mbahet më 2 Tetor.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkruan Hoti.

Facebook

Trending