Connect with us

E pergjithshme

S’ka marrë fund ende historia e familjes Corleone! “The Godfather 3” del me një version të ri, regjisori: Është fund më i përshtatshëm

Published

on

Një version i ri i The Godfather Part III do të dalë së shpejti në treg, i restauruar plotësisht por me titullin origjinal të regjisorit Francis Ford Coppola. Filmi mbylli triologjinë epike të Coppola-s për familjen mafioze të Corleoneve, histori e cila u huazua nga romani “Mario Nut” i Mario Puzo.

Me dy seritë e parë, të cilat sollën sukses të paparë dhe shumë “Oscar”, Coppola vendosi që ta risillte edhe një seri të tretë, e cila nuk është aspak e keqe duke marrë parasysh faktin se ka shtatë nominime për Oskar, por konsiderohet si më e dobëta e triologjisë.

“Paramount Pictures” njoftoi se do të laconin një version të ri të filmit, nën titullin The Godfather, Coda: The Death of Michael Corleone, Mario Puzo, e cila është ajo që Copolla zgjodhi fillimisht. Coppola kishte restauruar plotësisht filmin së bashku me redaktorët e tij, duke krijuar një fillim zhvillim dhe fund të ri.

Coppola e quan atë një “përfundim më të përshtatshëm për historinë e Corleone”. Epo s’na mbetet të bëjmë gjë tjetër veçse të presim me padurim për ta parë…

Facebook

Trending