Connect with us

Sport

Skënder Gega pranë akordit me skuadrën e Kukësit

Published

on

Skënder Gega, i cili riktheu pas 26 vitesh titullin kampion te Partizani, sezonin e ardhshëm do të drejtojë Kukësin. Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici dhe tekniku 56-vjeçar janë në bisedime prej disa ditësh e palët këtë herë duket se nuk do të bëjnë prapaktheu në momentin e fundit, siç ka ndodhur të paktën në dy raste. Kuptohet që Orges Shehi, i cili nuk i arriti objektivat që kishte kur u emërua trajner i verilindorëve do të hapë krahun.

Në fakt, pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes pasi janë përcaktuar të gjitha detajet për të cilat palët janë në dakordësi të plotë. Gega mësohet se do të marrë menjëherë frenat e Kukësit, për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, ku impenjimi i parë do të jetë në Europa League.

Facebook

Trending