Connect with us

Sport

Skënderbeu nis shpërbërjen, pas Koliçit dhe Bruno Ditës tani është rradha e…

Published

on

Pas Enea Koliqit dhe Bruno Ditës mbrëmjen e djeshme, te Skënderbeu zyrtarizohet largimi i radhës. Një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, Dejvi Bregu ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit me klubin korçar pas mbylljes së kontratës dyvjeçare. Anësori ka falenderime për klubin dhe tifozët e gjithashtu nuk heziton të fshehë keqardhjen për mospjesëmarrjen në Kupat e Europës. Bregu largohet pas dy sezonesh te Skënderbeu, ku luajti 60 ndeshje dhe arriti të shënojë 17 gola.

“Faleminderit KF Skënderbeu për këto dy vite emocionuese, edhe pse në pamundësi për të bërë prapë histori në kupat e Europës. Ishte një nder dhe kënaqësi shumë e madhe te isha pjesë e këtij klubi model.

Mirënjohje ndaj çdo tifozi që më ka mbështetur në ditë të mira dhe të këqija… Besoj se largohem nga Korça duke pasur miq që nuk do i harroj dhe duke marrë me vete kujtimet më të bukura. Faleminderit me gjithë zemër!” shkruan Bregu në llogarinë e tij në “Instagram”.

Facebook

Trending