Connect with us

Sport

Tirana kampione e Shqipërisë

Published

on

Ekipi i Tiranës është shpallur kampione e Shqipërisë dhe ka ngritur kupën në stadiumin “Air Albania”. Sot bardheblutë luajtën kundër Bylisit dhe barazuan me rezultatin 1 me 1, por fitimin e titullit e kishin siguruar që më herët.

Bardhebluve iu shpërndanë medaljet nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Kupa u ngrit nga kapiteni Erando Karabeci dhe më pas nisi festa në “Air Albania”, i cili ishte bosh pasi tifozët nuk u lejuan.

Facebook

Trending