Connect with us

Bota

Turqia tërheq anijen nga ujrat e ishullit grek, Mitsotakis: Është koha për të pèrforcuar fòrcat e àrmatosura

Published

on

Qeveria turke ka tërhequr sot anijen kërkimorë “Oruc Reis” nga ujërat e ishullit grek Kastelorizo. Zëdhëndësi i qeverisë greke e ka quajtur largimin e anijes turke një hap pozitiv, ndërsa ka rikujtuar njëkohësisht edhe fjalët e sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo, gjatë vizitës së tij në Qipro të shtunën në mbrëmjë ku u shpreh se zgjidhja e problemeve dhe konflikteve është vetëm dialogu.

“Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar nga operacionet e vazhdueshme të Turqisë për shpim-kërkimet në gjetjen e burimeve natyrore në zonat mbi të cilat Greqia dhe Qiproja kanë juridiksionin në Mesdheun Lindor. Republika e Qipros ka të drejtën të shfrytëzojë burimet natyrore, përfshirë të drejtën për hidrokarbure që gjenden në detin e saj territorial dhe zonën e saj ekskluzive ekonomike.”

Ndërsa mediat turke për largimin e “Oruc Reis” nga ujërat greke thonë se është një pushim i shkutër derisa të mbyllet dialogu me palët e NATO-së.

Ndërkohë që kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis nga Selaniku tha se do të përforcojë të gjitha forcat e armatosura.

“Është koha për të forcuar forcat e armatosura si një trashëgimi për sigurinë e vendit, por edhe si një detyrim suprem ndaj grekëve që do të mbajnë koston. Kështu që sot unë shpall 6 vendime kryesore që rrisin fuqinë, funksionalitetin dhe efektivitetin e ushtrisë greke: Së pari, forca jonë ajrore menjëherë fiton një skuadrilje prej 18 avionësh luftarakë Rafale me zëvendësimin e menjëhershëm të Mirageve të vjetër.”

Sipas Mitsotakis do të blihen nga Franca 4 fregata të reja së bashku me rinovimin e katër të tjerave, si edhe do të rinovohen komplet arsenalet e forcave ajrore, marinës detare dhe i forcave këmbësore.

Ai gjithashtu u shpreh se gjatë 5-viteve të ardhshme do të futen në ushtri 15.000 burra dhe gra, si edhe do të rifillojnë punën repartet e industrisë së armëve të specializuara për mirëmbajtjen e arsenaleve ushtarake.

Mitsotakis ka pranuar se Greqia është gjithmonë e gatshmë për bashkpunim me të gjithë fqinjët, ndërsa ka akuzuar Turqinë se është fajtorja për prihjen e sigurisë dhe paqes në Mesdhe.

Facebook

Trending