Connect with us

Sport

Armando Sadiku fillon aventurën në Turqi, firmos me skuadrën e re

Published

on

Sulmuesi i Kombëtares Shqipëtare, Armando Sadiku, ka zgjedhur Turqinë dhe ekipin e Erzurum për të vazhduar karrierën e tij. 29-vjeçari sezonin e kaluar ishte i huazuar te Malaga nga ekipi i Levantes, ku edhe kaloi një sezon shumë të mirë.

Dëshira e Sadikut dhe e Malagas ishte që bashkëpunimi të vazhdonte por Levante vendosi që ta lërë të lirë bomberin shqiptar dhe më pas ta lërë të lirë, pa i ofruar kontratë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Armando Sadiku në një postim në rrjetin social Instagram, ku edhe ka treguar se bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare.

Sulmuesi kuqezi do të vazhdojë karrierën në kampionatin turk të futbollit ku ka nisur menjëherë përgatitjet e para me ekipin, pas humbjes 0-1 të Shqipërisë me Lituaninë, ndeshje në të cilën ishte edhe titullar.

Facebook

Trending